Shkaku i vdekjes së papritur të aktorit Ray Liotta zbulohet tashmë një vit më vonë (fotot)
Shkaku i vdekjes së aktorit amerikan Ray Liotta është zbuluar së fundmi gati një vit pas vdekjes së tij të papritur në moshën 67 vjeçare.
Aktori i njohur fillimisht për rolin në serilian e mafias Goodfellas ishte duke filmuar në Republikën Domenikane në kohën e vdekjes.
Tashmë sipas dokumenteve të para nga zyrtarët, të parë nga rrjeti TMZ, shkaku i vdekjes së tij është atak kardiak i shkaktuar nga lëngu në mushkëri, i njohur gjithashtu si edema pulmonare.
Doktoret raportonin se aktori kishte gjithashtu atheroskleroza, që është ngushtimi i arterieve, i cili shkakton rritje të undësive të atakut kardiak dhe ishemisë.
Liotta, ishte duke xhiruar filmin ‘Dangerous Waters’, dhe raportohet se vdiq gjatë natës.
Ai ka luajtur gjithashtu rolin e këmgëtarit Frank Sinatra në filmin e vitit 1998 ‘The Rat Pack’, me të cilin mori çmimin e sindikates së aktorëve Guild.
Top Channel