Rusia valë sulmesh në Ukrainë pak orë para festimeve të Ditës së Fitores, civilë të vrarë dhe ndërtesa në flakë

08/05/2023 11:09

Rusia nisi një valë sulmesh ajrore me dronë dhe raketa në qytetet e Ukrainës herët këtë mëngjes, ndërsa Moska përgatitej për festën e saj të Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore.

Rreth 16 sulme me raketa shënjestruan rajonet Kharkiv, Kherson, Mykolaiv dhe Odesa, plus 61 sulme ajrore dhe 52 raketa në zonat e populluara dhe pozicione ushtarake, tha shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Civilë janë vrarë dhe plagosur, sakaq dëmtime ka pasur edhe në ndërtesa dhe shtëpi të larta, tha ushtria. Kryetari i bashkisë së Kievit tha se 5 persona u plagosën në kryeqytet pasi një depo karburanti, makina dhe infrastruktura civile u dëmtuan.

Ukrainasit në Odesa u zgjuan nga rreth 8 raketa lundrimi të lëshuara në rajon gjatë natës, sipas zëdhënësit të forcave ajrore të vendit, Yuri Ihnat.

Ndërkohë që disa nga raketat e epokës sovjetike ranë në det, të tjera shkaktuan shpërthyerjen e zjarreve në një depo ushqimore dhe objekte rekreative në bregun e Detit të Zi, tha komanda operacionale e Ukrainës.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA