Zbulohet skema e re e vjedhjes së llogarive bankare në Shqipëri, kujdes nga mesazhet ‘peshkuese’ që ju vijnë në celularë Të ftuar në “Top Story” me Grida Dumën për temën se kush do t’i fitojë zgjedhjet, Damian Gjiknuri, drejtuesi politik i PS-së për Elbasanin dhe Agron Shehaj, deputet i PD-së u përplasën për çështjen e projekteve të Unazës së Madhe të Tiranës, për të cilin Gjiknuri tha se janë në gjyq bashkë.
Çështjen e hapi si shembull Gjiknuri duke përmendur bypass-in e Shkodrës për të cilin tha se në atë kohë ka qenë ministër i Infrastrukturës dhe projekti u mbyll pasi Bashkia e Shkodrës nuk bashkëpunonte me qeverinë.
Gjiknuri: “Unë kam qenë ministër vetë, ministër i Infrastrukturës me bypass-in e Shkodrës, kam heq keq me ish kryetarin e bashkisë atëherë, nuk donte… më ngrinte njerëzit, i thosha duhet ta përfundojmë… jo thoshte bllokim, ngeli projekti, sepse Bashkia e Shkodrës nuk bashkëpunonte me qeverinë.”
Shehaj: “Meqë përmendi Unazën e Shkodrës dhe shqiptarëve u vjen ndërmend Unaza e Madhe e Tiranës dhe arsyet se pse u bllokua, se për atë jemi të gjithë në dijeni, se si u krijua një kompani offshore për të vjedhur, se si u kapën paratë, se si doli që kjo kompani offshore po merrte paratë nga Unaza e Madhe që varej nga Gjiknuri kur ishte ministër, kishte marrë para dhe nga OS-ja një institucion tjetër në varësi të Gjiknurit.
Gjiknuri: “Ke dalë bllof këtu, je në gjyq me mu për këto gjëra.”
Shehaj: “Kështu që Gjiknuri ose le të themi institucionet në varësi të Gjiknurit kishin gabuar dy herë. Në një rast të Unazës së Madhe akoma nuk kishin kaluar paratë, në rastin e OS-së kishin kaluar dhe paratë dhe habia më e madhe në këtë vend është që “mashtrusët” që kishin gënjyer dhe mashtruar Gjiknurin, dhe këtë nuk e them unë por Zëri i Amerikës, kthyen dhe paratë kur plasi. I këshilloj Gjiknurit mos i përmendë më Unazat.”
Gjiknuri: “Kemi ardhur për një temë tjetër, me atë temë ke dalë bllof. E ke thënë disa herë të kam çuar në gjykatë, ik shko përballu në gjykatë ma provo.”
Top Channel