Burri që fitoi llotarinë $40 milionë këshillon fituesit si të mos shpërdorjnë paratë e tyre (fotot)

08/05/2023 15:46

Asokohe 44-vjecari që fitoi një nga çmimet më të mëdha të llotarisë thotë se ka marra disa hapa që e ndaluan të shpërdoronte fitimet, siç kishin bërë më parë shumë kolegë ë tij milionerë të momentit.

Burri që fitoi llotarinë $40 milionë rreth katër dekada më parë ka treguar sesi arriti të kursejë paratë e tij duke shtrënguar rripat e financave deh shmangien e shpërdorimit.

Në 1999, portorikani John Falcon fitoi llotarinë më të mëdha e të New York teksa thotë për rrjetin Sun Online, se ishte shumë i lumtur dhe se nuk pengohet për asgjë.

Ai thotë se pajtoi këshilltarë financiarë që për fat i rezultuan të sinqertë dhe jo abuzues si shumica e rasteve të raportuara deri tani.

Ai thotë se një prej këshillave pozitive ishte të mos tërhiqje të gjitha paratë njëherësh.

Në një intervistë ABC News, Falcon tha: “Ynë me pare punoja gjithë ditën si në romanet e Dickens. Por pas fitores së llotarisë nisa të rregulloj dhëmbët dhe bleva një apartament në kullën Trump.”

“Nuk ishte asgjë ekstravagante. Doja të bleja një shtëpi sepse jetoja në të njëjtin apratament prej vitit 2002.”

Por në të njëjtën kohë, fituesi më i madh i llotarisë në New York nuk dinte çfarë të bënte me pjesën tjetër të parave.

“Bileta nuk të tregon asgjë se çfarë duhet të bësh më pas kështu që ti nuk e ke shumë idenë”.

Fituesi i parave insiston se është shumë i kujdesshëm në shpenzimet vecanërisht pasi kishte parë një shfaqje muzikore teatrale në Broadway të quajtur “Spend Spend Spend” (Shpenzo. Shpenzo, shpenzo) që tregon historinë e një punonjëse fabrike që shpërdoroi të gjitha fitimet e llotarisë në alkool, makina e festa.

Falcon shton se ka mësuar të “thotë jo” pasi paratë sado shumë që të jenë, nuk janë të pafundme.

“Isha 44 vjeç kur fitova llotarinë, do të kishte qenë ndryshe po të isha 24 – do t’i kisha shpërdoruar të gjitha e do të isha duke punuar si operator zgare”, thotë ai me shaka.

Falcon tregon se kërkoi që fitimet e tij t’i jepeshin me këste në një periudhë 20 vjeçare, kështu që refuzonte të gjihtë mundësintë e investimeve që i ofroheshin vazhdimisht.

Ai thotë se nuk ka asnjë pendesë përveç blerjes së apartamentit në kullën Trump.

FOTO GALERI
3/3
Falcon shton se ka mësuar të "thotë jo” pasi paratë sado shumë që të jenë, nuk janë të pafundme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA