Kooperativa e Nasibiut/ Në Kosovë të Lushnjës, e gjithë familja kultivon domate

07/05/2023 12:15

Familja e Nasibi Hysenbelliut në fshatin Kosovë të Lushnjës ka bashkuar tokat për të ngritur një mini – kooperativë.

“Kam 30 vite që merrem me bujqësi. Jam marr me blegtori, pastaj e kthyem në perime fushe, pastaj e kthyem në serra. Shumë thonë se po të emigrosh fiton, por po të bësh hesapet, më mirë i bie këtu. Çdo njeri do të punojë në vendin e tij.

Puna në bujqësi ka qene gjithmonë burimi kryesor ekonomik  për banorët e fshatit Kosovë. Edhe djemtë e Nasibiut kanë provuar emigracionin por sot kultivimi i domates i mban të lidhur me vendlindjen.

“Në emigrim duhet të punosh 8 orë dhe nuk fiton gjë, po të punosh këtu 8 orë, fiton më shumë. Jam me letra në Itali. Iki me sezone, një-dy muaj por nuk ia vlen. Është sakrificë e madhe”.

Familja e Nasibiut ka zgjedhur të jetë shembull që ky vend të mos braktiset  nga të rinjtë, dhe ata  që kanë ikur të kthehen e të punojnë tokat e tyre.

Top Channel