Fisi që adhuronte Princin Filip si Zot, festoi kurorëzimin e mbretit Charles III

07/05/2023 16:28

Yaohnanen është një fshat i vogël në ishullin Tanna në Vanuatu.

Fiset që jetojnë në fshat fituan popullaritet, pasi u shfaqën në sezonin e dytë të serialit televiziv spanjoll Perdidos en la Tribu (Të humbur në fis).

Por përveç popullaritetit të tyre televiziv, ata njihen edhe për dashurinë e tyre të madhe për Princin Philip, ish-Duka i Edinburgut që ndërroi jetë më 9 prill 2021.

Princi Philip u konsiderua si një shërbëtor i madh publik dhe një figurë madhështore e shekullit, dikush që ka frymëzuar miliona njerëz. Por për një fis në  ishullin e Paqësorit Jugor, ai ishte më shumë se thjesht një burrë.

Burrat dhe gratë e fisit Yaohnanen, të cilët jetojnë në ishullin Vanuatu të Tanës, e adhuruan atë si Zot dhe ndjenjë dhimbje të madhe, kur dëgjuan për vdekjen e tij.

Por menjëherë pas vdekjes së tij, anëtarët e fisit e konsideruan Princin Charles si pasues të Princit Philip.

Përpara kurorëzimit të mbretit Charles III, njerëzit fisnorë të Tanës u ftuan të bashkoheshin në këtë ceremoni nga Komisioneri i Lartë në detyrë i Britanisë, Michael Watters.

Sipas raportimeve, fisi e shpalli mbretin Charles III si ‘biri e fuqisë sonë’.

Shefi Johnson Iakapass tha se populli i tij do të festonte kurorëzimin e mbretit Charles me një ceremoni ngritjeje flamuri dhe vallëzim.

“Do të jetë një festë e madhe; ne po flasim për 5,000-6,000 njerëz që mblidhen së bashku për të festuar kurorëzimin e këtij mbreti. Ky person është me të vërtetë kuptimplotë për njerëzit e Tanës, do të shihni shumë njerëz që besojnë dhe festojnë kurorëzimin e princit”, tha ai për ABC.

Banorët e ishullit e konsideronin Princin Filip si birin e një shpirti malor. Besimi buronte nga legjenda se djali i një shpirti malor, udhëtoi jashtë shtetit në një vend të largët.

Princi Philip ka vizituar fshatin në vitin 1974 së bashku me mbretëreshën Elizabeth II.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA