‘Mistiku’ paranormal parashikon se mbreti Charles ‘do të heqë dorë nga froni’, por nuk do t’ia lërë William (fotot)

06/05/2023 16:37

Parashikuesi që njihet ndryshe si “Nostradamusi brazilian” prej zbulimit të saktë të ngjarjeve botërore, i ka bërë së fundmi jehonë fjalëve të Nostradamus-it të shekullit të shekullit të 16-të, duke thënë se mbretërimi i Charles në Angli mund të përfundojë para kohe.

Mistiku i njohur thotë se parashikon se Mbreti Charles mund të tërhiqet nga froni, një parashikim i bërë më parë Nostradamus origjinal, por parashikimi thotë se pasuesi i kurorës nuk do të jetë princi William.

Athos Salomé duket se ka marrë tashmë stafetën e parashkuesit francez me profeci si ajo e pandemisë apo dhe vdekja e mbretëreshës së Anglisë.

Duke folur me mediat para kurorëzimit të sotëm në Londër, Athos paralajmëronte se Charles duhet të kujdeset shumë më tepër për shëndetin e tij, teksa shtonte se ai është ndryshe nga i biri WIlliam, edhe pse janë “shumë të lidhur me njëri-tjetrin”.

“Mbreti Charles III,” tha mistiku, “duhet të kujdeset shumë për shëndetin e tij, për problemet me prostatën dhe organet gjenitale. Këto duhen bërë nëse do të mbretërojë i qetë.”

Spekulimet për shëndetin e Charles janë shfaqur në media prej imazheve të gishtave të tij në dukje mjaft të ënjtur.

Parashikuesi brazilian tha më tej se Mbreti Charles mund të detyrohet të dalë në pension të parakohshëm si rezultat i sëmundjeve dhe shtonte se kurorëzimi duhet të ishte kryer në qershor dhe jo në jo në maj.

“Nga tani nis numërimi mbrapsht, ne do të zbulojmë se cili do të mbetet në pushet në vitet 2024 e 2025”.

“Charles është një person strategjik dhe dinak, sjellja e tij e shkujdesur i tërheq njerëzit.

Një nga profecitë e prezantuara më parë është tërheqja e mbretit në favor të një prej bijëve të tij, por ky nuk do të jetë detyrimisht William, thotë Nostradamusi ‘në jetë’.

Athos thotë se ” Princi i Wales ka të njëjtën frekuencë me të atin Charles III dhe janë shumë të lidhur”.

FOTO GALERI
4/5
Athos Salomé

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA