Gruaja e dytë e Kevin Costner i kërkon divorcin pas 18 vjet martese dhe tre fëmijësh së bashku (fotot)

04/05/2023 15:44

Bashkëshortja e Kevin Costner, Christine Baumgartner ka depozituar kërkesën e divorcit nga aktori i njohur amerikan pas 18 vitesh dhe tre fëmijësh së bashku.

Duke justifikuar kërkesën me “diferenca të parikëshillueshme” Baumgartner ka kërkuar kujdestari të përbashkët të fëmijëve të çiftit Cayden, 15 vjeç, Hayes,14, dhe Grace, 12 vjeçe.

Costner ka depozituar dhe ai një kërkesë divorci duke kërkuar kujdestari të përbashkët të fëmijëve të tyre.

Aktori 68-vjeçar dhe bashkëshortja 49-vjeçare Baumgartner, ish modele dhe stiliste mode janë shoqëruar bashkë që prej vitit 2000 dhe u martuan në 2004.

“Me trishtim të madh dhe prej rrethanave që nuk janë nën kontrollin tonë zoti duhet të nisë procedurat e shpërbëries të martesës”, thuhej në një deklaratë të avokatit të Costner.

“Ne kërkojmë që të respektohet privatësia për  fëmijët e tij dhe të Christine, derisa të kalojnë këtë periudhë të vështirë”, thuhet në deklaratë, sipas rrjetit TMZ.

Costner ka qenë më parë i martuar me Cindy Silva nga viti 1978 deri në 1994 dhe ka gjithashtu tre fëmijë Annie, 39 vjeç, Lily, 36, e Joe 35.

Lajmi i divorcit vjen pas raportimeve për problemeve të Costner me prodhuesin e filmit të tij ‘Yellowstone’ , Taylor Sheridan.

Costner kishte shprehur pakënaqësi për drejtimin e filmit të cilat ishin refuzuar nga Sheridan – madje ky i fundit i ishte përgjigjur atij duke thënë “Ti merru me aktrimin”, duke vënë në dyshim vijimin e serialit.

Burimet shtonin se nuk është caktuar dhe nisja e xhirimeve për sezonin e dytë të serialit prej një greve të skenaristëve për ankesa me pagesat.

Costner është aktualisht duke punuar me serialin ‘western’ Horizon, si aktor e regjizor, në një film me katër seri që do të publikohen në distancë nga njëra-tjetra.

Përveç tensioneve me Sheridan, problemet me bashkëshorten duket se kishin të bënin dhe me axhendën e ngjeshur të punës së Costner.

“Kjo ka shkaktuar një gropë në jetën e tyre familjare”, tha një burim për rrjetin  RadarOnline. “Sepse seriali është i pëlqyer dhe producentët duan të mos ndaloje asnjëherë”, shton burimi.

FOTO GALERI
4/5
Lajmi i divorcit vjen pas raportimeve për problemeve të Costner me prodhuesin e filmit të tij ‘Yellowstone’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA