Artistë dhe personalitete nga fusha të ndryshme kanë shprehur mbështetjen për kryebashkiakun e Tiranës, kandidat për një mandat të tretë, Erion Veliajn.

Veliaj vetë i quan artistët që e mbështesin miq dhe shokë. Moderatorja e “Top Story”, Grida Duma e pyeti kryebashkiakun “a bëhet kjo që bën ti me artistët?”

“Ka të bëjë me miq e shok, me të cilët kemi bërë gjëra të bukura”, u përgjigj Veliaj. Ai përdor si argument një shprehje të gjyshit të tij.

Veliaj: Thoshte gjyshi im, kapen më shumë miza me mjaltë se me uthull. Goja ime është mjaltë

Duma: Ti në video del duke u thënë qytetarëve shpirt e zemër, si shumë e ëmbël kjo”.

Veliaj: Më ka ecur. Ai që thotë krimi, droga, vrasja, nuk i ka ecur. Me sa duket njerëzit janë mërzitur me këto sharjet.

Veliaj: Jam krenar që financuesi kryesor i tyre dhe i gjërave të mira në Tiranë është bashkia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA