“Lulet e Mbretit”, buqeta e përshtatshme për ceremoninë e kurorëzimit të Charles III

03/05/2023 11:48

Dekorimet për kurorëzimin e Mbretit Charles III i kanë dhënë pamje festive Londrës.

Trashëgimtari i fronit mbretëror, do të kurorëzohet të shtunën siç parashikohet në Aktin e Betimit të Kurorëzimit të vitit 1689, Aktin e Zgjidhjes të vitit 1701 dhe Aktin e Deklaratës së Aderimit.

Ceremonia pritet të mbahet më 6 maj. Dhjetëra udhëheqës botërorë dhe krerë shtetesh janë ftuar të marrin pjesë në këtë ceremoni historike, ndërsa miliona njerëz pritet ta ndjekin atë përmes televizorit.

Në qiell dhe në tokë po kryhen përgatitjet për kurorëzimin e mbretit Charles III. Do të jetë një ngjarje madhështore me plot shkëlqim. Qindra mijëra njerëz pritet të mbushin rrugët nga Pallati Buckingham në kishën Westminster Abbey.

Një detaj mjaft interesant, janë dhe buqetat e projektuara posaçërisht për këtë ceremoni. Duke pasur parasysh se mbreti Charles, është një njeri që e do natyrën dhe lulet, sipas Metro.com, kjo buqetë mund të realizohet nga lloje të ndryshme lulesh duke përfshirë: Purple Lisianthus, Memory Lane Roses, Amethyst Stocks, Parvifolia Eucalyptus dhe Wax Flowers.

Do ketë dhe vazo të mbushura me lule, të përgatitura nga stilistë profesionistë.

Top Channel