Gjatë darkës, banorët zhvilluan lojën me pyetje e cila u shoqërua me shumë batuta.
Pyetja e parë e cila “çeli” lojën, ishte se cila është dashuria e jetës, e secilit banor. Deamishel u shpreh se dashuria më e madhe për të është familja dhe vajzat e tezes.
Kristi po ashtu tha se për të është familja, duke qenë se për momentin nuk ka një grua. Edhe Efi ndau të njëjtin mendim me Kristin.
Ndërsa Luizi tha se Kiara është dashuria e tij e jetës.
Sa i përket pyetjes për gjendjen e tyre shpirtërore, Deamishel tha se ajo mezi po pret finalen dhe momentin kur të takojë familjarët e saj, pasi ndjen shumë mall.
Kristi tha se është shumë konfuz dhe ka ankth për mënyrën se si do përfundojë Big Brother dhe për mënyrën se si është perceptuar i gjithë rrugëtimi i tij jashtë.
Luizi u shpreh se ai ndihet shumë i qetë dhe se po e shijon këtë rrugëtim. Ai foli me bindje se është fitues i këtij edicioni dhe se Kiara po e pret jashtë.
Ndërsa Efi tha se është shumë keq, pavarësisht se nuk po e jep veten.
Top Channel