‘Efekti Mandela’, studimi konfirmon se humbja kolektive e kujtesës është fenomen real (foto-video)

03/05/2023 21:54

Por ata gjithsesi nuk mund të jepnin asnjë shpjegim zyrtar se përse ndodh fenomeni çuditshëm.

Koncepti i njohur në gjuhën angleze si Mandela Effect, i cili i referohet kujtimeve kolektive të rreme por te forta e të besueshme, është konfirmuar si i vërtetë në një studim të fundit i cili është para-publikuar në revistën shkencore Psychological Science.

Studimi tregonte për një motiv të vazhdueshëm si në atë që njerëzit mbajnë mend dhe ato në të cilat gabojnë. Sipas studiuesve të Universitetit të Chicago, ky është hetimi parë zyrtar mbi dukurinë e çuditshme të epokës së internetit.

Njerëzit duket se kanë besim në atë që mbajnë mend, por dhe vazhdimisht gabojnë në atë që besojnë se mbajnë mend, por kjo e fundit përsëri nuk ndryshon perceptimet e tyre.

Megjithëse tingëllon e komplikuar, për të ilustruar shembullin, ata u kërkojnë lexuesve të zgjedhin një nga logot apo personazhet e famshme që sillen në imazhin e mëposhtëm, duke evituar ndryshimet e shtuara.

Shënim: Përgjigjet jepen në fund të artikullit.

Shumë njerëz zgjidhnin imazhin e gabuar për konceptin që besonin e mbanin mend mirë. Ky pra është fenomeni i njohur vitet e fundit si Efekti Mandela, kujtesë e rreme, por e fortë e gjerë, e njellojte dhe insistuese!

Emri Nelson Mandela, presidenti parë i Afrikës së Jugut është përdorur pasi ai besohet gjerësisht se ka vdekur në vitin 2013, edhe pse shumë njerëz thonë se e dinë se “ai ka vdekur në burg në fund të viteve 1980-të”, pasi besojnë se e mbajnë mend kështu.

Efekti Mandela mori një kthesë të papritur ku dy studiues të Universitetit të Chicago kryen studimin e parë mbi fenomenin dhe zbuluan ose konfirmuan idenë se njerëzit kanë një vazhdueshmëri te njejte në mbajtjen mend gabim të gjërave.

 “Ky është një efekt magjepsës pasi zbulon se ekzistojnë këto mospërputhje në kujtesën e të gjithë botës për imazhe të rreme që zotërojnë, që në fakt nuk i kanë parë asnjëherë përveçse në kokën e tyre”,  thotë studiesja Wilma Bainbridge, një nga autoret e studimit, e departamentit të psikologjisë në University of Chicago.

Për këtë studiuesit mblodhën 40 simbole dhe ikona të kulturës popullore në SHBA dhe shtuan vetëm dy të tjera të trilluara.

Si motivim ata përdorën diskutime online për vetë Efektin Mandela.

Dy opsionet e gabuara nuk kishin lidhje me ide që harrohen më shpesh nga njerëzit.

Ata donin të përcaktonin sa i përhapur është efekti dhe sa e shpeshtë është kujtesa e rreme në formën e imazheve në mendjet e njerëzve.

“Ne zbuluam se ka një efekt shumë të fortë që njerëzit të raportojnë një kujtesë të gabuar, si në rastin e lepurushit Pikachu që nuk ka pasur kurrë një pjesë të zezë në majë të bishtit”, tha Bainbridge.

Ajo shton: “Por ata janë krejtësisht të bindur kur zgjedhin këtë imazh edhe pse e njohin mirë këtë personazh”.

Studiuesit thonë se njerëzit  kanë gjithmonë gjasa të zgjedhin imazhin e gabuar edhe kur shikojnë imazhin korrekt, madje nuk besojnë se po mbushin informacionin që mungon bazuar në lidhjet që zotërojnë, në një tjetër nocion psikologjik të njohur si ‘teoria e skemës’.

Gjithsesi studiuesit nuk zbulonin dot shkaqet e zotërimit të Efektit Mandela te truri i njeriut, edhe pse mund të përjashtonin disa mundësi.

“Dikush thotë se prej eksperiencave tona individuale ne kemi këto dallime në kujtesën tonë”, shpjegon Bainbridge.

“Por çuditërisht ne zbulojmë se kemi tendencë të mbajmë mend të njëjtat fytyra dhe imazhe si gjithë të tjerët. Ky motiv shfaqet çuditërisht i fuqishëm dhe do të thotë se mund të dimë të mbajmë mend disa imazhe më shumë se të tjerat, dhe në disa raste mund të manipulohet aftësia për të fiksuar një imazh të caktuar në mendjen e njeriut”.

Ky zbulim është përmendur shpesh në teoritë e kontrollimit të prodhimit të kujtimeve të rreme, dhe si rrjedhojë e kontrollit të mendjes kolektive.

Bainbridge shton se ka pasoja interesante në lidhje me krijimin e logove, fotografive të reklamave për instalimin e tyre në mendësinë kolektive, si dhe në mënyrën sesi mbajmë mend përmbajtjet arsimore që na kanë mësuar në shkolla.

“Ne nuk duam që ata të mbajnë mend gabim informacionet, por në fakt ka lidhje me tema të rëndësishme të realitetit aktual, siç është përdorim i imazheve në media, dhe efekti i tyre te audienca e gjerë”, shpjegon studiuesja.

Përgjigjet e kuizit:

  • Curious George: Majtas (pa bisht)
  • Waldo: qendër (duke mbajtur shkopin)
  • Fruit of the Loom: majtas (pa pjatë apo shportë)
  • Mr. Monopoly: Djathtas (Pa syze)
  • Pikachu: majtas (fundi bishtit ngjyrë kafe)
  • C-3PO: Qendër (këmba e argjendtë)

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA