Rikthehet në shtëpinë më të famshme të muzikës në Shqipëri, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Për kënaqësinë e qindra artdashësve të këngëve qytetare, tenori Armaldo Kllogjeri, i mirënjohur si Maestro.

Në bashkëpunim me Orkestrën e Ansamblit Popullor, Grupin Vokal dhe Grupin e Valleve të Ansamblit Popullor, bashkë me këngëtarët e mirënjohur të muzikës popullore, Ylli Baka dhe Era Rusi, më 4 maj në koncertin premierë.

Një koncert siç Armaldo Kllogjeri e kishte parashikuar. Me një kolazh këngësh popullore e qytetare nga cdo treve e Shqipërisë. Nga Korca, Shqipëria e Mesme, Shkodra, e veriu i Shqipërisë.

Tenori me një karrierë pothuajse prej dy dekadash është dalluar për karakteristikat e zërit të tij. Karriera e tij është shtrirë me interpretime edhe në skenat e huaja, ai është shpallur edhe si këngëtari më i mirë lirik në vitin 2007. Me pseudonimin “maestro” ka bërë për vete shumë fansa me zërin e tij. Por edhe me personazhin që ai shfaqi brenda shtëpisë së Big Brother.

 

Top Channel