Policët holandezë arrestojnë ‘Boris Johnson’ për pije në timon kur shoferi ukrainas u tregon identifikimin e rremë (fotot)

01/05/2023 21:44

Një burrë çapkën i ndaluar për pije gjatë drejtimit të makinës në Holandë pa u ndrojtur fare i ka treguar policëve një kartë identifikimi të ish-kryeministrit bitanik Boris Johnson.

Autoritetet holandeze gjetën patentën e rreme me foton e Boris dhe datën e tij të vërtetë të lindjes që e mbante një burrë ukrainas, teksa 35 vjeçari ishte përplasur me një shtyllë me makinën e tij.

Zëdhënesi i policisë holandeze Thijs Damstra tha se oficerët hasën identifikimin e rremë teksa kërkonin në makinë e përplasur pranë Urës Emma në qytetin verior të Groningen.

Policia gjeti më vonë dhe shoferin ukrainas që jetonte pranë Groningen, teksa qëndronte ende pranë urës

“Personi nuk e identifikoi veten por refuzonte të bënte testin e alkoolit”, tha Damstra duke shtuar se 35-vjeçari u arrestua dhe u kontrollua, kur iu gjet dhe patenta e rreme me emrin e ish-kryeministrit britanik.

Policia holandeze nuk u gënjye nga mashtrimi i mundshëm dhe këtë e pohonin në llogarinë e tyre në rrjetet sociale: “Për fat të keq për personin në fjalë, ne nuk ramë brenda këtij mashtrimi”, përcjell me ironi zhvillimet e përditshmja britanike The Sun.

Karta e rreme e identitetit ishte listuar e lëshuar në 24 korrik 2019 – data kur Boris u be kryeministër, ndërsa data e skadimit ishte shënuar viti 3000.

Damstra shtonte: “Me sa jemi në dijeni, zoti Boris Johnson i vërteti, nuk ka qenë në Holandë në atë kohë.”

Policia nuk ishte në dijeni të përcaktonte kur ishte bërë falsifikimi por justifikohej se patentat false të drejtimit të makinës “mund të bliheshin në dyqane turistike në Evropë”.

FOTO GALERI
2/3
Johnson ka qene disa here ne Ukraine per tu takuar me zyrtaret e luftes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA