U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Një krim brenda familjes është parandaluar në fshatin Grabovë të Gramshit, ku një 53-vjeçar kërcënonte me armë zjarri fëmijët dhe bashkëshorten e tij.
Gjergj Sotiri, 53 vjeç iu gjet në banesë nga policia arsenal armësh pa leje, 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe fishekë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Grabova”, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë 53-vjeçarn banues në fshatit Grabovë e Sipërme, Gramsh, me precedent të mëparshëm kriminal, në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje dhe në fushën e vjedhjes.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ai ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri, për motive të dobëta.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel