Nëna e binjakëve të parakohshëm me “zero shanse mbijetese”, thotë se janë gjithnjë e më të fuqishëm pas daljes nga spitali (fotot)

01/05/2023 16:45

Nëna e atyre që njihen si binjakët më të parakohshëm në Britani thotë se fëmijët e saj po lulëzojnë duke u bërë gjithnjë e më të fortë, edhe pse doktorët i dhanë “zero shanse” mbijetese pas lindjes.

Harley e Harry Crane, nga Derbyshire, thonë se doktorët i dhanë zero shanse mbijetese kur lindën binjakët 22 javësh në tetor 2021, më shumë se një javë para afatit të lejuar të abortit.

Por dy binjakët thyen të gjitha shanset dhe pas tre muajve u kthyen në shtëpi për të nisur jetën me prindërit.

Tashmë dy bebet 17 muajshe jetojnë të lumtur në shtëpi, dhe rreth një vit pas daljes nga spitali nëna 41 vjeçare Jade Crane, thotë se nuk është me e tmerruar se do t’i humbasë.

Harley, e cila lindi me peshë rreth 500g, është tashmë gati 11 kg dhe mund të rrijë në këmbë, ndërsa vëllai i saj Harry që lindi me peshe 520g peshon tashmë 10 kg dhe zvarritet me energji nëpër dysheme.

Jade dhe bashkëshorti Steve, 53 vjeç, thonë se janë krenarë për binjakët e tyre dhe mezi presin që ata të rriten.

Jade, ish-infermiere dhe konsulentë e shëndetit mendor, thotë: “Jemi me fat që i kemi ata. Vitin e kaluar ishim të frikësuar, kjo ishte diçka e re për ne. Por ata janë këtu me ne tani dhe po rriten, karakteri tyre nuk ka ndryshuar shumë që prej lindjes.”

Jade e Steve arritën të lindnin binjakët e tyre pas disa tentativave të trajtimit të fertilitetit ‘in-vitro.’

Kur Jade nisi dhimbjet e lindjes më 26 tetor 2021, Jade ishte vetëm në javën e 23 të shtatzanisë, nga 36 të ciklit të plotë.

Jade thotë: “Bebeve të mia iu dhanë zero shanse mbijetese, por ishin të gjallë, lëviznin dhe qanin. Më kujtohet që pyeta doktorët nëse ata e ndjenin dashurinë time, dhe kjo duket se ishte e rëndësishmja”.

Jade e Steve festuan një-vjetorin e binjakëve me një vizitë në spital, për të cilin ata thonë se u është bërë si një shtëpi e dytë.

FOTO GALERI
4/7
Jade dhe bashkëshorti Steve, 53 vjeç, thonë se janë krenarë për binjakët e tyre dhe mezi presin që ata të rriten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA