Festivali ‘Viva Las Vegas’ risjell nostalgjinë e muzikës dhe stili të viteve 1950, 60-të në SHBA (fotot)

01/05/2023 18:40

Amatorët e stili të viteve ’50 si dhe entuziastë të automobilëve klasikë ishin mbledhur sot në Las Vegas teksa celebrohej festivali “Viva Las Vegas,” me muzikë, kërcime dhe tematikë të epokës.

Megjithse muzika është zakonisht shenja dalluese e eventit, entuzuastët përmendnin gjithashtu veshjet dhe stilin e grave të njohura të historisë si Merilyn Monroe.

Vizitori kanadez Ian Brown tha se energjia pozitive e festivalit vë në pah më të mirën e të gjithë pjesëmarrësve.

“Më pëlqejnë kostumet e të gjithëve, nga ato më të thjeshtat deri te më të rëndat, automjetet dhe kërcimet të sjellin në një tjetër kohë të harruar”, tha ai.

Amelie Apfel, tha: “Unë vetë jam këngëtare dhe më frymëzon shumë kur këndoj muzikën e viteve ’50-të e ’60-të.”.

“Ka pasur aq shumë grupe muzikore ne festival, sa kemi qëndruar zgjuar shumicën e netëve”, thotë Amelie.

Chelle Nell ka ardhur në festivalin ‘Viva Las Vegas’ nga Chicago, çka thotë se bën çdo vit me familjen saj:

“Unë vij çdo vit këtu me familjen, për zbavitjet e festivalit pranveror, për stilin e tij dhe sigurisht për muzikën”.

Festivali i nisur fillimisht në vitin 1998 është kthyer në një prej eventeve më të preferuara të ‘rock-ut’ në SHBA, duke tërhequr turistët e brendshëm e të huaj, me performancat ‘live’, makinat e epokës, shfaqjet teatrale ‘burlesque’, dhe kompeticionet e kërcimit.

Grupe të reja të shumta muzikore vijnë në festival për të reklamuar talentin e tyre, me stilet moderne të rock-ut por dhe ato të epokës si ‘swing’ e ‘blues’.

Amatorët e objekteve klasike bredhin mes dyqaneve e shitësve ambulantë për artikujt me tematikë retrospektive.

Ndërsa në kompeticionet e vallëzimit vijnë kërcimtarë profesionistë nga e gjithë bota që konkurojnë për çmimet në para ose per ‘të drejtat e mburrjes’, shkruajnë me shaka organizatorët.

FOTO GALERI
11/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA