Dita e sotme do të karakterizohet kryesisht nga vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta në veri dhe veriperëndim.

Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë në pjesën e parë të ditës.

Temperaturat minimale do të luhaten 4- 12 gradë, temperaturat maksimale parashikohen pa luhatje 16 -18°C në veri , 19 -22°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.

Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3-4 balle ne det te hapur.

Top Channel