“Nga 2026-a dua një fëmijë dhe një dasmë”, Lei Kraja mes lotësh në ‘Ftesë në 5’: Kisha probleme me shëndetin, isha shumë e ngarkuar
Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio riktheu këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit.
Banorët e “Big Brother VIP” bënë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.
Sot ishte hera e fundit që u zhvillua “BBV Live nga shtëpia në TAR për këtë edicion, duke qenë se javën tjetër është finalja e madhe.
Këtë herë Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro intervistuan Luiz Ejllin, i cili bëri dedikimin e veçantë për të dashurën e tij, Kiara Titon, e cila u eleminua disa ditë më parë nga shtëpia e “BBV2”.
“Je gjithçka që jo vetëm unë po çdo djalë do ëndërronte dhe do ishte krenar që të kishte në krah, do jesh nëna më e bukur në botë, do jesh nëna e fëmijëve të mi, do jesh krahu im i djathtë, do jem i joti gjithë jetën”.
Top Channel