Deputetja demokrate, Flutura Açka ka rikujtuar sot vizitën e saj në kampin famëkeq të Auschwitzit një vit më parë.
Ajo vizitoi kampin më të madh të shfarosjes njerëzore të ngritur në Gjermani gjatë Luftës së Parë Botërore.
Postimi i plotë
Do t’ju kisha shkruar gjatë, por Auschwitz t’i merr fjalët
E ndoqa në mend historinë e një palë këpuce fëmijësh të ngrira nga koha, që heshtin pranë heqkave plot klas të së ëmës.
Të dy, mëmë e bir, mbase janë tërhequr në hapësirën e pamatë të kampit të rrethuar nga telat me gjemba.
Kanë ecur të shtyrë forcërisht në rrugën drejt dhomave të gazit, që tani janë të rrënuara.
Aty dikush tani ka hedhur mbi dheun e butë – që prej hirin të trupave të tyre të djegur ka tjetër përmbatje – një trëndafil që po thahet ngadalë.
Kanë mbetur vetëm kujtimet e tyre, pasi nëna dhe biri janë bërë një, në tokën larg atdheut, në statujë guri.
“Në momentet më të vështira, kür vdekja është më pranë se kurrë, ne përpiqemi të ndreqim dinjitetin njerëzor”, thotë një e mbijetuar që e ka parë mbase këtë skenë që ndërtoj duke ecur në kampin më të madh të shfarosjes që njeriu ngriti mbi dhe.
Si t’ua shjegosh njerëzve ndikimin e enzimës më brutale që përgatit njeriu: urrejtjen?
Auschwitz, Poloni, 27 prill 2023
Vizita e saj përkon me përvjetorin e masakrës në Mejë të Kosovës, ku u vranë 377 persona të pafajshëm.
Top Channel