I përshkruar si i fiksuar pas armatimeve me të cilat mban të freskët presionin ndaj Perëndimit, lideri koreano verior Kim Jong-un ka ndërtuar së fundmi dy qiellgërvishtësa në Penian, që i ngjasonjne raketave të tij të fuqishme.
Dy kullat e prezantuara javës që shkoi në zonën Hwasong kryeqytetit, kanë dhe të njëjtin emër me serinë e raketave ushtarake vendase Hwasong.
Dhe në fakt ngjashmëria mes të dyjave nuk është një koinçidencë teksa gazeta shtetërore Rodong Sinmun theksonte ngjashmërinë me simbolin e fuqisë, në faqet e saj të para.
Gazeta shkruante: “Dy ndërtesat e larta pranë njëra-tjetrës në Hwasong duken si dy raketa Hwasong, me të cilat vendi ynë krenohet, siç e sugjeron dhe vetë emri”.
Kronikat televizive tregonin pamje nga brenda kullave, ku kuadrot e partisë vizitonin supermarketin e mbushur me produkte, si dhe apartamentet e reja panoramike.
Zhvillimi vjen vetëm disa ditë pasi Kim vëzhgoi lëshimin e raketës së re Hëasong-18 për të cilët zyrtarët vendas thanë se është mjeti mbrojtës ‘më i fuqishëm dhe i rëndësishëm i vendit’.
Regjimi thotë se ndërtesat e lata u ndërtuan “për popullin” edhe pse një numër koreanësh në rritje janë në varfëri të plotë, sipas ekspertëve.
Markus Bell, studiues i Koresë së Veriut në Universitetin La Trobe në Australi, tha: “Ndërtime të tilla të ekzagjeruara nuk kanë dhënë zhvillim për qytetarët e thjeshtë koreano-veriorë. Nga këto apartamente përfitohet vetëm politikisht nga elita administrative e vendit”.
“Njerëzit e zakonshëm nuk kanë para për të jetuar në këto apartamente, si në Londër që njerëzit e zakonshëm nuk mund të jetojnë në zona si Kensington, Chelsea, apo Islington.”
Dr Bell shtonte se dizajni i tyre në formë rakete ishte simboli që lidh Penianin me armët e krijuara nga Kim.
“Programi raketor është shumë simbolik për liderin e ri, që e ka trashëguar vendin dhe politikën nga babai dhe gjyshi i tij”, shton ai.
“Me këto ndërtime ai i thotë vendit dhe botës se dinastia Kim është Korea e Veriut dhe anasjelltas”.
Top Channel