Jerry Springer, prezantuesi i programit klasik të konflikteve në çift, vdes në moshën 79 vjecare

27/04/2023 17:14

Prezantuesi i njohur i programit social-komik të viteve 1990-të ‘The Jerry Springer Show’ ka vdekur në moshën 79 vjeçare, njoftonin përfaqësuesit e tij.

Jerry Springer i cili ka drejtuar programin ankesave të vrazhda personale mes çifteve kryesisht të paavantazhuara amerikane, ka vdekur në shtëpinë e tij në Chicago, konfirmonte publicistja e tij per rrjetin BBC Neës.

Në një deklaratë zëdhënësja e Jene Galvin, e përshkruante Springer si “të pazëvendësueshëm”.

“Aftësia e Jerry për të kuptuar e komunikuar me të tjerët, ishte celësi i suksesit të tij, pasi në çdo gjë që bënte, ai mund të komunikonte me këdo në rrugë, të bënte një foto apo të këmbente dy fjalë,” tha ajo.

“Ai është i pazëvendësueshëm dhe humbja të lëndon, por kujtesa e inteligjences dhe humorit te tij do të jetojë”.

Para karrierës në televizion Springer ishte një gazetar e komentator politik. Springer ka qenë gjithashtu kryebashkiak i qytetit të Cincinnati dhe këshilltar fushate i Robert F Kennedy.

Programi ‘chat-show’ i Springer u bë i njohur për pasqyrimin e shtresave të ulëta shpesh të paarsimuara në SHBA, në debate ekstreme të cilat shpesh përfundonin në përleshje me grushte apo ofendime mes anëtarëve të çiftit ose familjeve, prej rrëfimeve publike të tradhtive, që rregullisht shokonin audiencat.

FOTO GALERI
2/4
Programi ‘chat-show’ i Springer u bë i njohur për pasqyrimin e debatvee ekstreme të cilat shpesh përfundonin në përleshje me grushte apo ofendime mes anëtarëve të çiftit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA