Google sjell kolegun virtual, Gemini planifikon punën dhe kryen detyra brenda aplikacioneve të zyrës
Një portier spanjoll ka dalë hapur si homoseksual duke postuar një foto me të dashurin në Twitter.
Portieri i Marbella, Alberto Lejaragga ka publikuar foto, ku shihet duke përqafuar dhe puthur partnerin e tij në buzë: Faleminderit shumë që je gjithmonë pranë meje, në momentet e mira dhe në momentet jo aq të mira. Faleminderit!
Përveç dy fotove me të dashurin e tij, i cili kishte veshur një fanellë të skuadrës Marbella me emrin e partnerit së tij, Alberto postoi gjithashtu foto të familjes së tij, duke festuar fitoren e ekipit të tij.

Fansat e përgëzuan për guximin dhe vendimin që të shfaqte hapur orientimin e tij seksual.
“Një triumf i mrekullueshëm dhe shumë i merituar.
“Të dua që je ashtu siç je, i guximshëm, i ndershëm, i respektueshëm, inteligjent.
“Ju i meritoni të gjitha gjërat e mira që ka e ardhmja juaj dhe gjithmonë do të mbështeteni nga njerëzit që ju duan vërtet. Mijëra puthje”, ishin disa nga komentet e fansave të tij.
Faqja spanjolle sportive Relevo u shpreh për Alberton: Një lojtar që puth të dashurin e tij. Një foto normale që të prek.
Alberto i lindur në Madrid, i cili sapo ka përfunduar sezonin e tij të dytë me Marbella dhe e përshkruan veten në Twitter si një inxhinier kompjuteri dhe futbollist.
Top Channel