Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën u botua sot në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Europian, duke përmbyllur kështu zyrtarisht procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Vendimi pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024. Nga ai moment, shtetasit e Kosovës që zotërojnë që posedojnë pasaporta biometrike të lëshuara nga autoritetet e saj, do të mund të udhëtojnë pa viza në atë që njihet si zona Schengen dhe përbëhet prej 27 vendesh europiane.
Vendimi i botuar në fletoren zyrtare është ai i nënshkruar në 19 prill nga përfaqësuesit e Parlamentit Europian dhe të Këshillit të BE-së. Aty nënvizohet se “përjashtimi nga nevoja për viza”, pra liberalizimi, nuk mund të zbatohet para nisjes operacionale të sistemit të udhëtimit në Evropë – ETIAS, që do të thotë deri në 1 janar të vitit të ardhshëm.
Kjo nënkupton se nëse funksionalizimi i ETIAS-it shtyhet përtej 1 janarit, 2024 – gjë që edhe pritet të ndodhë – hyrja në fuqi e liberalizimit nuk do të shtyhet përtej asaj date. ETIAS do të mundësojë verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk nevojë për vizë, përpara se të hyjnë në zonën Schengen.
Libralizimi i vizave mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen. Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe në asnjë rast nuk nënkuptojnë leje pune ose përfitime të tjera. Komisioni Europian ka sqaruar tashmë se edhe pas liberalizimit të vizave, mbajtësit e pasaportave të Kosovës nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë, vend që nuk e njeh as pavarësinë e as pasaportat e saj.
Top Channel