Rehabilitimi i mbikalimit të Bypass-it të Fierit, ARRSH njofton devijimin e trafikut në rrugën e vjetër Fier-Vlorë

25/04/2023 14:58

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në kuadër të punimeve që do të kryhen për rehabilitimin e mbikalimit në kilometrin e 18 të Bypass-it të Fierit, është i nevojshëm të bëhet devijimi i trafikut në rrugën e vjetër Fier-Vlorë.

Sipas ARRSH, “ndërhyrja do të fillojë ditën e nesërme, ora 09:00 dhe do të zgjas përreth 4 orë”.

ARRSH siguron se “në bashkëpunim me Policinë e Qarkullimit Rrugor kemi marrë të gjitha masat për devijimin e trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës”.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për ndërhyrjen që po kryhet në këtë aks, përfundon kështu njoftimin ARRSH.

Top Channel