Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela sot i ka numëruar kryenegociatorit serb, Petar Petkoviç shkeljet e marrëveshjeve të Brukselit nga Serbia.
Sipas Velës, ditën e djeshme Serbia ka shkelur nenin 4 të marrëveshjes së Brukselit që përcakton qartë se “nuk duhet të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, dhe duhet të ndëshkohet për këtë.
“Petre, mjaft lehe! Dje Serbia ka shkelur nenin 4 të marrëveshjes së Brukselit që përcakton qartë: “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”. Vota juaj kundër aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të penalizohet!”– shkruan Vela në Twitter.
Ai është shprehur se kur bëhet fjalë për marrëveshjet e mëparshme të Brukselit, lista e shkeljeve të Serbisë është shumë e gjatë, duke përfshirë këtu: “Pullat doganore, diplomat universitare, IBM-ja dhe liria e lëvizjes, letërnjoftimet dhe target e makinave, dokumentacioni kadastral, energjia, zgjerimi i organizatave ligjore me staf shtesë”.
Top Channel