Prej datës 28 Prill në sallën e TKEKS vjen Gadjo (Gaxho) një dramë nga Jeton Neziraj me regji të Blerta Nezirajt.

Një bashkëpunim mes aktorëve tanë dhe Qendrës Multimedia në Prishtinë. Nën interpretimin e Edona Reshitaj, Juli Emiri, Verona Koxha, Rafael Hoxhaj, Blend Sadiku.

Në vitin 2019, në Kosovë u shënuan një seri sulmesh fizike mbi një grua rome transgender. Drama “Gadjo’’ (Gaxhó, një term që romët e përdorin për jo-romët) synon të nxisë debat mbi racizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm te të rinjtë në Kosovë e në Shqipëri, por po ashtu synon të hulumtojë dhe analizojë këtë shekull të mosdijes dhe intolerancës.

“Gadjo” është një dramë për krejt këta të rinj e të reja, që me kurajo e vendosmëri po përqafojnë këtë shekull të dhunës e mosdurimit.

Ndërkohë që drejtuesi i ri i teatrit Prevazi premton që përgjatë sezonit të verës një pjesë e mirë e shfaqjeve do të shkojnë më afër turistëve për të dalë nga skena klasike e teatrit.

Top Channel