“Një buqetë për urryesit”/ Elton Ilirjani suporton Ermonela Jahon

23/04/2023 23:26

Sopranoja e njohur Ermonela Jaho ka ardhur së fundmi në Tiranë për t’u dhënë mësim artistëve të rinj në Teatrin e Operas por është përballur me një sallë bosh. 

“Po e them troç fare: unë kam ardhur këtu dhe nuk kam pas asnjë pedagog nga Akademia. Kam ardhur këtu dhe nuk kam parë studentë të regjistrohen. Nuk po them se po sjell diçka të jashtëzakonshme, apo dua të luftoj dikë këtu. Edhe këta studentëve që kanë ardhur, këta këngëtarë të rinj, kanë ardhur nga jashtë. Jam aq e ngarkuar dhe prandaj kam kaq shumë për të thënë. Mendoj që kjo është një lloj egoizmi ndoshta, unë këtë e kam provuar para 30 vitesh, por më duket se është akoma edhe sot. Një pedagog nuk të jep dot 100%. Studentët ndoshta mungojnë se nuk i lënë pedagogët”, thotë ajo.

Pas kësaj eksperience, sopranoja shqiptare është vlerësuar nga International Classical Music Awards si ‘Artistja e Vitit’.

Mes kolegësh dhe adhuruesish vihet re urimi i biznesmenit dhe modelit shqiptar Elton Ilirjani i cili shkruan, “Një buqetë për urrejtesit, mikja ime është definitivisht më e mirë se jotja!”

Ai i referohet sopranos së njohur si “vajzë e pandalshme” dhe kjo e fundit pasi e falenderon i thotë “Të dua Elton Ilirjani”.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA