Gjeneral Gramafoni, filmi i regjisorit Viktor Gjika, i vitit 1978, është restauruar. Tashmë një nga kryeveprat e kinematografisë shqiptare është gati për të qenë pjesë e festivaleve ndërkombëtare.

Filmi na njeh me Halit Beratin, një klarinetar virtuoz, që bëhet në qendër të rezistencës së popullit të thjeshtë shqiptar ndaj përpjekjeve të italianëve në vitet 1930 për të ndikuar në ideologjinë dhe qëndrimet e tyre duke kontrolluar muzikën, argëtimin dhe letërsinë shqiptare. Interpretuar mjeshtërisht nga Bujar Lako.

Në këtë shfaqe të veçantë të filmit të restauruar mes miqsh edhe kineastë ishte dhe e vija e Vikotor Gjikës, e cila promovoi librin e saj me kujtime ‘ Film pas filmi, unë e bija e…’

Ky restaurim u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe Fondazione Gramsci di Puglia. Filmi kult i kinematografisë shqiptare me skenar nga Vath Koreshi dhe muzikë të stilizuar bukur nga mjeshtri Aleksandër Peçi.

Top Channel