Jakov Xoxa, një figurat themeluese të letërsisë moderne shqipe dhe një nga shkrimtarët më të talentuar të letrave shqipe ka 100 vjetorin e lindjes.

Përvjetor i cili është përkujtuar nga institucione të ndryshme dhe tashmë në Bibliotën Kombëtare sapo është çelur edhe një ekspozitë në nder të krijimtarisë së tij.

Pjesën më të madhe të jetës krijuese Jakov Xoxa e kaloi në Pojan, një fshat myzeqar afër Fierit, ku, krijoi romanet Lumi i vdekur dhe Juga e bardhë ndërsa romanin Lulja e kripës e shkroi gjatë viteve të qëndrimit në Ballsh, ku po ndiqte nga afër ndërtimin e Uzinës së Pasurimit të Naftës, e cila do të ishte në epiqendër të romanit të ardhshëm Ari i Zi.

Tre romanet e përfunduara dhe të botuara bëjnë pjesë në rrethin e romaneve artistikisht më cilësorë të letërsisë shqiptare.

Jakov Xoxa është nga romancierët më në zë të gjysmës së shekullit 20. Parashenja më karakteristike e prozës së Jakov Xoxës është stili. Individualiteti i tij në gjuhën shqipe është i papërsëritshëm në letërsinë shqiptare .

Top Channel