Zjarri në Porto Palermo/ I plagosuri rrëfen momentet e shpërthimit: Benzina kishte rrjedhur nga motori gjatë punimeve, mori flakë menjëherë Tre persona të akuzuar për ushtrim të paligjshëm të prostitucionit kanë rënë në pranga në Pogradec.
Në pranga kanë rënë për Dhoksa Dhimitri, 48-vjeçarja Ardiana Cale dhe 35-vjeçari Eduard Zelollari.
Burimet thanë se në lokalin në pronësi të shtetases Dhoksa Dhimitri siguroheshin klientët të cilët më pas e ushtronin këtë veprimtari në një prej hoteleve në afërsi të qendrës së qytetit.
Policia bën me dije se prej 2 muajsh lokali ishte vënë nën vëzhgim dhe hetohej nga ana e uniformave blu, pasi kish të dhëna se ushtrohej prostitucion.
Ditën e sotme oficerët e policisë lokale kanë ndjekur një prej klientëve nga lokali deri në hotelin ku ushtrohej aktiviteti, duke i arrestuar në kushtet e flagrancës.
Materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme rreth ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të implikuar në të.
Top Channel