Elektrifikimi i Gjirokastrës/ Ekspozitë me foto të centralit të parë me ndihmën e italianëve

19/04/2023 12:16

Më 28 Nëntor 1932, datë që përkoi edhe me përvjetorin e 20-të të Pavarësisë Gjirokastra festoi njëherazi festën kombëtare dhe elektrifikimin e lagjeve dhe banesave kryesore, duke u renditur mes të parave qytete që përqafuan zhvillimet në teknologji.

91 vite më parë u vu në funksion centrali elektrik i ndërtuar me ekspertizë italiane si një dëshmi e hershme e industrializimit dhe tendecës për të sjellë frymë perëndimore.

Në një ceremoni të veçantë shoqëruar me memorie fotografike dhe filmike të rrugës së gjatë të dritës qyteti nderoi këtë rrugëtim dhe disa prej kontributorëve kryesore ndër vite.

Anesti Kosta që ka shërbyer për më shumë se 40 vjet në ndërmarrjen elektrike dhe që i përmblodhi të gjitha kujtimet dhe dëshmitë e kohës në një libër foli për rrugëtim të gjatë dhe qindra elektricistë që i dhanë kuptim eventeve kryesore që ka jetuar Gjirokastra ndër vite.

Në ceremoni u nderuan me certifikata mirënjohjeje 8 punonjës të spikatur të ndërmarrjes elektrike mes të cilëve edhe elektricistë që nuk jetojnë më. Vetëm gjatë 3 viteve të fundit në Gjirokastër kanë humbur jetën në krye të detyrës 4 elektricistë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA