Polonia dhe Hungaria kanë ndaluar importet e grurit ukrainas, një hap të cilin e justifikuan me nevojën për të mbrojtur prodhuesit e tyre.
Argumentet e dhëna nga qeveritë e të dy vendeve ishin se furnizimet e shumta nga Ukraina kishin shkaktuar shtrembërim të tregut dhe për shkak të tyre, së fundi janë ulur si çmimet, ashtu edhe sasia e shitjeve të prodhuesve lokalë. Bllokimi prek drithërat, produktet e qumështit, sheqerin, frutat, perimet dhe mishin, dhe do të jetë në fuqi deri në fund të qershorit.
Komisioni europian u shpreh kundër kësaj lëvizjeje, duke kujtuar se i takon shteteve anëtare që individualisht të bëjnë politika tregtare. “Veprimet e njëanshme nuk do të tolerohen, por nuk specifikoi se çfarë masash do të marrë kundër Polonisë dhe Hungarisë”, tha një zëdhënës i KE-së.
“Në kohë të tilla sfiduese, është thelbësore që të koordinohen dhe të përafrohen të gjitha vendimet brenda BE-së”, shtoi ai. Në muajin mars disa vende të Evropës Lindore iu drejtuan Komisionit Evropian dhe raportuan se importet e drithërave, farave vajore, vezëve, shpendëve dhe sheqerit nga Ukraina kishin arritur nivele të paprecedentë.
Për këtë arsye, ato kërkuan që ndaj prodhimeve bujqësore ukrainase të vendosën sërish tarifa doganore. Megjithatë Bashkimi Evropian e zgjati deri në qershor 2024 periudhën e lejimit të importeve pa taksa të grurit nga Ukrainës. Por ministria hungareze e Bujqësisë deklaroi se prodhimet ukrainase po ofrohen me çmime kaq të lira pikërisht për shkak të proceseve të prodhimit që nuk lejohen më në BE si dhe për shkak të statusit të tyre për t’u përjashtuar nga taksat doganore në BE, dhe kjo ka shtrembëruar raportet e tregut në Hungari dhe vende të tjera të Europës Qendrore.
Polonia i ndaloi importet e grurit nga Ukraina për arsye të ngjashme, ndërsa Sllovakia i ndaloi importet e drithit nga Ukraina që të premten duke përmendur si shkak përmbajtjen e pesticideve të grurit ukrainas.
Top Channel