E rrallë, oqeani do kthehet në “sfungjer”/ Si do përdoret kundër ngrohjes globale!

17/04/2023 13:54

Një platformë lundruese me pamje të çuditshme në portin e Los Anxhelosit, e mbuluar me tuba dhe depozita, bart në vetvete një koncept tek i cili shkencëtarët kanë varur shumë shpresa.

Ato shpresojnë të kenë gjetur një mënyrë të re për ta përdorur oqeanin si një sfungjer gjigand kundër dioksidit të karbonit për të trajtuar ngrohjen globale. Studiues nga  Universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos (UCLA) kanë punuar prej dy vjetësh për projektin SeaChange, një nismë ambicioze e cila mund të bëjë të shtohet sasia e CO2 shkaktar masiv të efektit serë, nga detet në Tokë.

 “Pikërisht ky është qëllimi ynë, ta përdorim oqeanin si sfungjer. Nëse arrijmë të heqim dioksidin e karbonit që ndodhet në oqeane, në thelb po rinovojmë kapacitetin e tyre për të tërhequr dioksid karboni shtesë nga atmosfera”, tha Gaurav Sant, drejtor i Institutit të Universitetit për Menaxhimin e Karbonit.

Detet dhe oqeanet që mbulojnë pjesën më të madhe të planetit, shihen si rezervuarët kryesore të karbonit në Tokë dhe veprojnë si një zbutës i rëndësishëm i situatës në krizën klimaterike.

Ato thithin një të katërtën e të gjitha emetimeve të CO2, si dhe 90 për qind të ngrohjes që ka ndodhur në dekadat e fundit për shkak të rritjes së gazeve serrë. Por edhe oqeanet po e ndiejnë tashmë tensionin, sepse po acidifikohen, ndërsa temperaturat në rritje reduktojnë kapacitetin e tyre absorbues.

Ekipi i UCLA dëshiron të rrisë atë kapacitet duke përdorur një proces elektrokimik për të hequr sasi të mëdha të CO2 të ndodhur tashmë në ujin e detit, pra, si të shtrydhin sfungjerin me qëllim rikuperimin e fuqisë së tij absorbuese.

Mini-fabrika lundruese e krijuar me këtë rast pompon ujin e detit, dhe e nënshtron atë ndaj një ngarkese elektrike. Reaksionet kimike të shkaktuara nga elektroliza konvertojnë CO2-shin e gjendur në ujin e detit në një pluhur të bardhë të imët që përmban karbonat kalciumi, përbërësi i gjendur tek shkumësi, guri gëlqeror apo midhjet.

“Ky pluhur mund të hidhet përsëri në oqean, ku mbetet në formë të ngurtë, duke ruajtur kështu CO2″shumë të qëndrueshme, për mijëra vjet”, shpjegoi Sant.

Top Channel