
23/02 22:38
Pas barazimit 2-2 ndaj West Ham këtë të dielë, trajneri i Arsenal, Mikel Arteta u shpreh se gabuan.
Në konferencën e dhënë për mediet Arteta shtoi se pas dy golave skuadra e tij nuk u tregua e kujdesshme.
“Ne e filluam shumë mirë. Ne dominuam lojën dhe shënuam dy gola të bukur. Pas kësaj bëmë një gabim të madh duke ndërprerë lojën me synimin për të shënuar golin e tretë dhe të katërt. Në atë moment u dhamë shpresë. Mund ta kishim mbylur 3-1, por e pësuam. Ky është futbolli”,-deklaroi trajneri i “The Gunners”./Super Sport
Top Channel