Live/ Dita e 29-të e tubimit në Tiranë, protestuesit stacionohen në Kryeministri: Ka mes nesh patronazhistë që duan të nxisin dhunë Ermonela Jaho ndodhet në Shqipëri për të filluar akademinë teatrale në TKOB.
Që prej datës 15 prill ajo ka nisur leksionet me të rinjtë e pasionuar pas muzikës klasike. Dhe sigurisht që rrëfimin e saj e nisi nga eksperienca personale dhe dëshira për të parë botën qysh 30 vite më parë.
Ajo nuk la pa thënë troç indiferentizmin që ka ndjerë tek të interesuarit e drejtpërdrejtë në këtë akademi.
Ermonela Jaho ngriti gjithashtu shqetësimin që zërat tanë të mirë nuk gjejnë mbështetjen e duhur në skenën tonë, duke preferuar që shpesh të marrim solistë të huaj, më shumë se sa të stërvisim zërat tanë.
Për 5 ditë talentet e rinj operistikë nën mbikëqyrjen dhe leksionet e sopranos së mirënjohur Ermonela Jaho, do të mësojnë jo vetëm interpretim vokal, por se si të depërtojnë emocionalisht tek spektatori. JahO u shpreh shumë optimiste për të ardhmen e kësaj akademie.
Top Channel