KQZ në pritje të afatit ligjor për ankesat e rivalëve të garës politike, pritet të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë
Hoxhë Mazllam Mazllami ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pasi në internet qarkulloi një video ku ai e quante arnë dhe leckë flamurin kombëtar.
Mazllami ka publikuar videon e plotë të realizuar në vitit 2022 me rastin e festave të nëntorit, duke shkruar se pjesa e bërë virale u shkëput qëllimisht nga disa persona që ia duan të keqen.
“Të nderuar vëllezër dhe motra: Video e cila është duke qarkulluar në disa portale nuk është e plotë, është shkëputur qëllimshëm nga disa dashakeqës. Kjo është deklarata e plotë e imja rreth qëndrimit tim për flamurin kombëtar. Patriotizmi (Flamuri kombëtar) – dashuria ndaj atdheut”, shkroi ai.
Më pas në rrjetin sociale Facebook të Mazllamit u publikua videoja e plotë, e shoqëruar me shkrimin për përgënjeshtrimin e lajmeve.
Imami nga Prizreni nuk është i panjohur për mediat, pasi ai dhjetë vite më parë u arrestua për terrorizëm dhe mbështetës të ISIS, e më pas Gjykata Themeltore e shpalli të pafajshëm.
Në atë kohë trupi gjykues nuk e vërtetoi aktakuzën e Prokurorisë së Shtetit për këtë arsye në mungesë të të provave të akuzuarit u liruan.
Top Channel