“Scholes e merrte me shqelma Pogba”/ Ferdinand zbulon prapaskenat në stërvitje!

16/04/2023 12:00

Rio Ferdinand është rikthyer të flasë për kohën kur ishte pjesë aktive në botën e futbollit teksa aktivizohej në radhët e Manchester United.

Ish-mbrojtësi ishte një lider i padiskutueshëm së bashku me lojtarë të tjerë me peshë si Paul Scholes.

Së fundmi, Ferdinand tregon edhe disa nga prapaskenat në lidhje me seancat stërvitore te United ku tregon se si veteranët në atë kohë, ngacmonin lojtarët e rinj. Ferdinand shprehet se Scholes shpesh “merrte me shqelma” Pogba dhe trajnerit i pëlqente pasi kuptonte më shumë rreth sjelljes së të rinjve.

“Kur vijnë lojtarë të rinj në moshë në skuadër, trajnerëve iu pëlqen kur ata më të vjetërit i ngacmojnë. Pogba ishte një nga ata të rinjtë me shumë dhunti. Scholes ishte ai i cili merrej shumë me Pogba, e shqelmonte në stërvitje.

Nuk e di nëse Scholes e shihte Pogba si një kërcënim për vendin e titullarit, por thjesht e godiste shumë. Pogba ishte shumë i madh dhe e mbante Scholes larg vetes, ndaj Scholes shkonte dhe e godiste. Pogba shtrohej në tokë dhe ankohej ndërsa ne vazhdonim lojën. Por, kështu është mënyra më e mirë si formohet karakteri”, u shpreh Ferdinand.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA