Giorgio Chiellini drejt rikthimit në Serinë A. Të paktën kështu beson administratori i Sassuolos, Giovanni Carnevali, i cili deklaroi se shpreson ende që mbrojtësi veteran të veshë fanellën e zijeshilëve.
Carnevali nuk e ka fshehur kurrë admirimin për mbrojtësin italian, aq sa në 2020-ën u tregua i gatshëm t’i ofrojë një kontratë 3-vjeçare, megjithatë Chiellini zgjodhi të qëndrojë te Juventus.
Aktualisht mbrojtësi 39-vjeçar luan me Los Angeles FC në MLS-në amerikane, megjithatë duket se e josh ideja për të luajtur edhe një sezon në elitën e futbollit italian.
Administratori i Sassuolos pranon se ka nisur kontaktet e para dhe shpreson që të bëjë realitet ëndrrën e tij, ta shohë Chiellinin të luajë me fanellën e skuadrës emiliane.
“Ndoshta pas aventurës te Los Angeles, do të ketë dëshirën të bëjë edhe një sezon në Itali. Unë nuk i kam humbur shpresat dhe jam gati t’i plotësoj dëshirat. Ai do të na ndihmonte të rrisnim më shpejt të rinjtë tanë. Është një super-profesionist”, deklaro Carnevali.
Top Channel