Një vajzë 10 vjeç ka vdekur dhe 70 të tjerë janë plagosur, pasi një urë e mbipopulluar për këmbësorë u shemb në një lumë shkëmbor në Kashmirin, Indi.
Mbi 100 njerëz, duke festuar sezonin e korrjes së pranverës në Udhampur, ishin të ngjeshur në urën e ulët metalike, e cila nuk mund t’i rezistonte peshës dhe u shemb.
Joginder Singh, një administrator civil në rrethin Udhampur, tha se vajza 10 vjeç vdiq pasi u dërgua në spital dhe të paktën shtatë persona ishin në gjendje kritike. Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë urën e ndarë në mes. Të paktën 177 të mbijetuar u nxorën nga lumi.
Në tetor, të paktën 132 njerëz vdiqën kur një urë e varur shekullore u shemb në një lumë në shtetin perëndimor të Gujarat, duke bërë që qindra të zhyten në ujë. Ishte një nga aksidentet më të rënda të vendit në dekadën e fundit.
Top Channel