Në vigjilje të pashkëve ortodokse, qindra besimtarë në kryeqytet kremtuan të Premten e Zezë, ditë kjo që simbolizon vuajtjen e Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.
Si çdo vit, besimtarët ndoqën ceremoninë që u zhvillua në Katedralen Ngjallja e Krishtit. Më pas ata iu bashkuan marshimit të klerikëve me epitafin.
Besimtarët ortodoks marshuan nga katedralja në drejtim të sheshit Nënë Tereza, ndërsa u lutën për më shumë paqe dhe dashuri.
E premtja e zezë u festua edhe në qytete të tjera të vendit, ku besimtarët ndoqën kortezhin në bulevardet kryesore.
Kjo ditë për besimtarët ortodoksë kujton vuajtjet e Krishtit me kryqin mbi shpinë, duke ecur drejt vendit ku u kryqëzua, për tu ringjallur të dielën e Pashkës.
Top Channel