Tjetër barazim në kampionat për Milanin. Kuqezinjtë e mbyllën në barazim 1-1 sfidën e luajtur në transfertë ndaj Bolognas.

Stefano Pioli i la pushim titullarët e ndeshjes së Champions League ndaj Napolit, përveç portierit Mike Maignan. Përballja nisi me golin e vendasve. Sekonda e 33’, asist i austriakut Posch dhe finalizim i Nicolo Sansones. Gjithsesi, kampionët në fuqi të Italisë reaguan dhe rikthyen baraspeshën në minutën e 40’.

Tommaso Pobega shënoi me një goditje potente me të majtën, që u përplas në shtyllë dhe më pas në rrjetë. Ky ishte goli i dytë sezonal në Serie A për mesfushorin 23-vjeçar të Milanit. Fraksioni i dytë i takimit ishte tepër i luftuar, por munguan rastet e pastra.

Në fund barazim 1-1, rezultat që gëzoi më shumë Bolognan. Ndërkohë, Milani mund të humbasë vendin e katërt nëse Interi fiton ndaj Monzas në “San Siro”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA