Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi makabër në Pejë ku i riu Urim Hyseni i preu kokën nënës së tij.
Hyseni jetonte prej 5 vitesh në Gjermani dhe vetëm përpara pak ditësh, ishte kthyer të vizitonte familjarët e tij. Por duket se ai kishte një mëri të madhe me të ëmën, të cilën e fajësonte për ndarjen nga bashkëshortja.
Mediat vendase thonë se i riu nuk është mjaftuar me aktin ekstrem, por më pas edhe i ka pirë gjakun të nënës. Prokurorja e çështjes, Sahide Gashi bëri të ditur se tashmë janë mbledhur të gjitha provat dhe është urdhëruar autopsia e të ndjerës.
Po kështu do të pyeten edhe dëshmitarët okularë. Sa për vetë autorin e krimit, marrja e tij në pyetje nuk ka qenë e mundur në kushtet ekzistuese, dhe është kërkuar që kjo të bëhet në praninë e psikologut dhe të avokatit mbrojtës.
I dyshuari do të ekzaminohet edhe për shëndetin e tij mendor. Gashi e theksoi se falë reagimit të shpejtë të Policisë së Pejës, i dyshuari u prangos, në mënyrë që të mos i shkaktonte dëm dikujt tjetër e të mos lëndonte edhe veten. Banorë të zonës thonë se Hyseni ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe ishte i divorcuar dy herë.
Top Channel