26/11 23:02
Real Betis-Espanyol, përballje deri diku e dy kaheve të ndryshme, u mbyll me rezultatin 3-1.
Vendasit bindën gjatë gjithë takimit, teksa morën avantazhin në minutën e 27-të me Perez.
Në minutën e 34’, Miranda i asistuar nga Perez do të dyfishonte avantazhin dhe t’i dhuronte qetësinë ekipit të tij.
Pjesa e dytë solli dy gola të tjetër, me Montes që realizoi për miqtë në minutën e 48’ duke rihapur sfidën.
Megjithatë në minutën e 69’ gjithçka u mbyll, pasi Carvalho realizoi golin e tretë për Betis.
Kështu pas takimit të 29-të të La Liga, Real Betis ngjitet në vend të pestë me 48 pikë, teksa Espanyol-i vuan në vend të 19-të me 27 pikë.
Top Channel