25/11 16:26
Inter del pa pikë nga “San Siro” në përballjen me Monza-n që u mbyll me rezultatin 0-1, takim I vlefshëm për raundin e 30-të të Seria A.
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani e nisi këtë sfidë si titullar dhe luajti për plot 71 minuta, megjithatë nuk mundi ta ndihmonte ekipin e tij, ndërsa në minutën e 44’ pati mundësinë për të gjetur portën, por e dërgoi topin në tribunë.
Inter pati dominimin e sfidës, megjithatë golin e gjetën miqtë, të cilët realizuan në minutën e 78’, me Caldirola që i dhuroi fitoren Monzas.
Pas kësaj përballjeje Inter qëndron në vend të pestë me 51 pikë, ndërsa Monza ngjitet në vend të 12-të me 38 pikë.
Top Channel