Skandalet në BE, Charles Michel jep shpjegime për udhëtimet!

14/04/2023 14:56

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel u mbrojt ndaj rrebeshit të kritikave të fundit për udhëtimet e tij të shpeshta dhe të shtrenjta, shumë prej të cilave me avionë privat, duke përmendur si arsye ndryshimin e kontekstit ndërkombëtar gjatë tre viteve të fundit.

Michel, i cili përpara mandatit të tij në BE ka qenë kryeministër i Belgjikës, e ka parë buxhetin e tij të 2024-ës të rritet me 27.5% krahasuar me këtë vit, sipas Politicos.

Shpenzimet e tij të udhëtimit dhe ato të stafit për vitin e ardhshëm raportohet se të jenë më shumë se një tretën më të larta krahasuar me 2023-shin, dhe pothuajse katër herë më të mëdha nga sa shpenzuan paraardhësit e tij, Donald Tusk dhe Herman Van Rompuy.

Një rritje e tillë, sipas gazetës franceze Le Monde, i detyrohet pjesërisht udhëtimeve me avionë privatë. Veç të tjerash është theksuar edhe kostoja klimatike nga disa eurodeputetë, përfshirë ligjvënësen e gjelbër Saskia Bricmont, e cila insiston që buxheti i Michelit për rrugëtime, të kufizohet. Buxheti i tij është kritikuar gjithashtu nga nëntë vende anëtare, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Poloninë, të cilët gjithashtu i kërkuan “sqarime”.

Sipas zyrtarit të lartë, udhëtimet  janë pjesë e misionit që i është besuar në bazë të traktateve të BE-së, ndërsa insiston se lëvizjet e tij janë transparente dhe shpenzimet, gjenden të detajuara edhe online.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA