Foto ilustruese

Rihapet qarkullimi i automjeteve aksi i rrugës së Arbrit, bypass Qafë Murrizë, e cila u bllokua për shkak të reshjeve të dëborës.

Qarkullimi i automjeteve ka vijuar normalisht dhe nuk ka probleme.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë në gatishmëri të plotë për menaxhimin e trafikut dhe apelon që për shkak të lagështirës në rrugë drejtuesit e automjeteve të ulin shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të automjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Top Channel