Kylian Mbappe fiton gjyqin me ish-skuadrën, Gjykata detyron PSG-në t’i paguajë 60 milionë euro lojtarit të Realit të Madridit 16/12 13:47
Rayo Vallecano i Ivan Balliut merr fitoren minimale 2-1 ndaj Osasunas, në një takim që ishte shumë i luftuar nga ta dyja anët.
Vendasit morën avantazhin në minutën e 40’ pas autogolit të Hernandez. Ndërsa vetëm tre minuta më pas Palazon dyfishoi avantazhin për skuadrën e trajnerit Iraola.
Në fraksionin e dytë, miqtë tentuan të gjenin golin dhe ia dolën në minutën 66’ me Gomez që realizoi pas asistit të Oroz.
Pas raundit të 29-të të La Liga, Rayo Vallecano shkon në kuotën e 40 pikëve në vend të tetë, ndërsa Osasuna bie në vend të nëntë me 38 pikë.
Top Channel