Çështja penale ndaj gjyqtares së Elbasanit, Zamira Vyshka ka kaluar për gjykim.
Ilir Pashai dhe Taulant Ramollari do të jepet gjykim i shkurtuar.
Nga ana tjetër u veçua procesi për Xhulio Musai, i cili sipas raportit të mjekësisë ligjore rezulton i papërgjegjshëm kur ka kryer veprën dhe aktualisht nuk mund të kuptojë procesin. Vendimi u mor sot nga gjyqtarja Elsa Ulliri.
Zamira Vyshka, me vendim të GJKKO ndodhet në masën e sigurisë së arrestit në shtëpi, e akuzuar për korrupsion.
Ajo u arrestua gjatw verws sw vitit tw kaluar, pas njw kallwzimi anonim ndaj saj.
Në kallëzim thuhej se gjyqtarja Zamira Vyshka, ka detyruar familjarët e të pandehurit që ajo kishte nën gjykim, për të kontraktuar si mbrojtës ligjor avokatin Ilir Pashaj.
Në këmbim të lirisë së të pandehurit Xhuljo Musai, i arrestuar për plagosje të rëndë me dashje, gjyqtarja Vyshka dhe avokati Pashaj, kërkuan shumën e 5,000 eurove.
Top Channel