Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur mos ekstradimin e shtetases ruse, Svetlana Timofeva.

Në seancën e shkuar vetë prokuroria dhe mbrojtja kanë kërkuar mos ekstradimin e Timofeva. Nga ana tjetër vetë Timofeva është shprehur që ka kërkuar azil politik në Shqipëri.

Gjykata e Elbasanit ka vendosur mos ekstradimin e saj.

Avokati i Timofuevës, Fatmir Lushi shprehet se ky vendim i gjykatës është mëse i drejt pasi vet shtetasja ruse ka dalë kundër sistemit të Putinit dhe ekstradimi i saj mund të rrezikonte jetën në ambientet e burgjeve në Rusi, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia ruse për spiunazh.

Sakaq, është shtyrë për çështje proceduriale seanca për rusin tjetër, Mikail Zorin, i cili kërkon ndryshim të masës së sigurisë pasi kanë kaluar afatet e paraburgimit.

Top Channel